Personi i rrezikshëm “Rambo” nga Ferizaj, dërgohet për trajtim në Entin Special në Shtime

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Maj, 2025

Komente


Personi i rrezikshëm “Rambo” nga Ferizaj, dërgohet për trajtim në Entin Special në Shtime

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se nga sot është vendosur në kujdes në Entin Social në Shtime, personi B. V i njohur si “Rambo”. Kujtojmë se ky person gjatë muajve të fundit ka qenë mjaftë i dhunshëm në qytetin e Ferizajt duke dëmtuar asetet publike por edhe veturat e qytetarëve.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për Telegrafin se pas shumë kërkesave Enti Special në Shtime ka pranuar që ky person të marrë trajtimin institucional.


“Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën udhëheqjen e Nënkolonel Faton Pllanës, shpreh falënderimet më të thella për të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, si dhe për çdo pjesëtar të policisë së rajonit që me përkushtim, bashkëpunim dhe vullnet ndihmuan në trajtimin institucional të B.V– qytetarit me vështirësi të shëndetit mendor, i njohur në publik si “Rambo”. Ky veprim nuk është vetëm zbatim i ligjit, por është dëshmi e vlerave njerëzore, e përgjegjësisë kolektive dhe e gatishmërisë për të vepruar kur komuniteti ka më së shumti nevojë”, ka thënë Veseli.



Sipas tij, falë ndërhyrjes së institucioneve e organizatave të shoqërisë civile i është ofruar ndihma një njeriu në nevojë dhe njëkohësisht kontribuan në qetësimin e një shqetësimi të kahmotshëm të qytetarëve.

“Ky është bashkëpunimi që ndërton besim, siguri dhe humanitet”, ka thënë Veseli.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj